E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Gjoni sulmon Ramën: Je bërë si kryetar kooperative

Megjithese pjesen me te madhe te mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS-se e ka zene fjalimi i kreu te PS-se per prezantimin e programit, gjate saj nuk kane munguar debatet. Debati i zhvilluar dje mes kreut te PS-se dhe deputetit Ilir Gjoni ka shkaktuar jo pak konfuzion ne salle. Deputeti Ilir Gjoni ka deklaruar se ne strategjine e fitores se PS-se nuk duhet te krijohen dublime ne radhet mes deputeteve ne zonat ku ata jane zgjedhur dhe te derguarave te Asamblese apo Kryesise per fushaten. Shqetesimi i shprehur nga deputeti Gjoni eshte cilesuar nga kreu i PS-se, si nje ankese e ngjashme me ato qe beheshin ne kohen e kooperativave gjate sistemit komunist. Nderkohe qe ky reagim i kryetarit ka sjelle dhe pergjigjen e deputetit Ilir Gjoni. Burime nga PS-ja thone se Gjoni eshte pergjigjur se, nese "ata jane kooperative, atehere ti (Edi Rama) i bie te jesh kryetari i kooperatives". Gjoni ka shprehur rezerva dhe per strategjine qe ka prezantuar kreu i PS-se ne Asamblene Kombetare. Ne fjalen e tij, ai ka theksuar se deputetet, si persona te zgjedhur direkt nga elektorati nuk kane asnje hapesire ne organizimin e zgjedhjeve. Nderkohe, Gjoni ka shtuar se kryetari ka marre me shume kompetenca sesa i takon ne lidhje me drejtimin e partise gjate fushates elektorale. Pas krahasimit qe u ka bere anekseve te deputetit me ato te kooperativave, Gjoni i eshte detajuar kreut te PS-se me fjalet se me mire eshte qe te lere drejtimin e partise. "Me mire lerja partine nje tjetri sesa ta drejtosh ne kete menyre", - eshte shprehur deputeti Ilir Gjoni. Mesohet se diskutimet dhe replikat mes Rames dhe Gjonit jane shuar per momentin ne salle, por kane vijuar ne mbarim te mbledhjes ne ambientet e lokalit ne periferi te Tiranes, ku u zhvillua mbledhja e Asamblese Kombetare te PS-se. Nderkohe, si rralle here mbledhja e Asamblese se PS-se eshte zhvilluar ne masa mjaft te rrepta antimedia. Per te shmangur dalien e informacionit, PS-ja ka vendosur nje aparature per bllokimin e valeve te telefonave, me qellim qe askush prej pjesemarresve ne Asamble te mos komunikonte me mesazhe me gazetaret. Si rralle here ne mbledhjet e PS-se, anetareve te Asamblese nuk u eshte shperndare as materiali i strategjise elektorale qe u lexua nga Rama ne mbledhje gjate dites se djeshme. Nderkohe qe kreu i PS-se nuk ka kursyer dhe ironine ndaj gazetareve, teksa ka dale ne fund te mbledhjes dhe u eshte detajuar me fjalet; "He, kapet ndonje gje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›