Seria A rikthehet ne fushe me ndeshjet e mesjaves

Seria A rikthehet në fushë me ndeshjet e mesjavës. Java e 21-të e kampionatit italian hapet me sfidën Parma-Juventus. Bardhezinjtë që kanë shfaqur një formë të jashtëzakonshme duke kryesuar me 44 pikë, kthehen në fushën ku kanë pësuar disfatën e fundit në kampionat. Ishte 15 maji 2011, por ajo që humbi në “Tardini” ishte një tjetër Juve, pasi skuadra e mbylli kampionatin në vendin e shtatë. Ishte sfida e fundit që “Zonja e Vjetër” ka dalë e mposhtur nga fusha: 1-0 me gol të ish-fantazistit bardhezi, Xhovinko.
“Milingona atomike” është shndërruar në ndëshkuesin e Juventusit, pasi prej transferimit te Parma ai ka arritur gjithmonë ti shënojë ish-skuadrës. Gjithashtu duhet theksuar se emilianët janë mjaft të fort në shtëpi, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 9 pikë, ndërsa në tre sfidat e fundit përballë tifozëve të tyre kanë shënuar gjithmonë tre gola, duke pësuar të paktën një.
Në anën tjetër, Juve ka marrë 9 pikë në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe, ku vetëm Udineze ka arritur ta ruajë portën të paprekur. Megjithatë, për bardhezinjtë kanë ndryshuar shumë gjëra prej humbjes me Parmën. Prej majit të 2011-ës, Bufon me shokë kanë regjistruar 14 fitore dhe 9 barazime.
Trajneri Konte ka konfirmuar skemën 3-5-2 me Pepen e de Celjen nga krahët, ndërsa në sulm, çifti Del Piero-Borrielo mund të preferohet përpara dyshes Matri-Kualjarela. Ndeshja pritet të vështirësohet nga kushtet atmosferike: temperaturat nën zero mund të bëjnë që Parma-Juventus të luhet në rreshjet e dëborës, por rreziku më i madh është akulli.