Tash e shajnë të gjithë

Filmi i saj u quajt si antiserb ende pa u parë nga askush në Serbi, ndërsa vetë Angelina Jolie u fye nga shumë personalitete publike, aktorë e regjisorë. Jolie ndërkohë u dërgoi një letër mediave serbe për të demantuar shkrimet dhe raportet e tyre rreth filmit.
Por, meqë Jolie ndodhet paska larg, mediat serbe tani kanë vënë në shënjestër aktorët nga Serbia që luajnë në filmin e saj. As apeli i Rade Serbedzija, që është njëri prej aktorëve serb në film, nuk duket se do të kryej shumë punë në zbehjen e betejës mediale për mbrojtje të ‘serbizmit’.
“Ky film, fitoi nominimin për Golden Globe, si njëri ndër pesë filmat më të mirë të huaj në botë. E kjo, më besoni që atje s’bëhet me lidhje. E di, sepse jetoj gjatë kohë atje. Sa i përket çështjes politike, as që mund të bëhet fjalë se ajo anon nga cilado palë që jeton në këto hapësira”, thekson kot Serbedzija.
E gjithë kjo atmosferë po ndodh pak para premierës së filmit të Jolie “In the Land of Blood and Honey”, të paraparë për fund të muajit shkurt.