E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet Këshilli i Aleancës Kuq e Zi për degën e Tiranës‏

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi themelon Këshillin e saj për qarkun e Tiranës. Kjo hap siparin e maratonës të krijimit të degëve të AK-së në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Në fjalën e tij, lideri i Aleancës Kuq e Zi premtoi se deri në muajin maj në Kuvendin Mbarëkombëtar, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.
“Aleanca Kuq e Zi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”- deklaroi Spahiu.

“Aleanca Kuq e Zi ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimin intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar. Aleanca Kuq e Zi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës u shpreh Kreshnik Spahiu përpara sallës së mbushur me mbështetësit e AK. Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do ti sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë”- vijoi më tej Spahiu.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›