E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet Unioni Anglofon, Berisha në ceremoni

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së Unionit të Anglofonëve të Shqipërisë. Kryeministrit iu dorëzua çertifikata “Kryetar Nderi i Unionit” nga Lordi Watson. 

TIRANË - Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së Unionit të Anglofonëve të Shqipërisë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Lordi Alan Watson, kryetar i Unionit botëror të anglofonisë, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shqipëri, zonja Fiona McIlwham,si dhe delegatë anglofonë.
Kryetari i Unionit të Anglofonisë Botërore Lordi Watson u shpreh se ky union do të ndihmojë në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë për të përmirësuar dhe zhvilluar njohuritë e tyre në gjuhën angleze, për tu afruar sa më shumë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendet e botës.

Kryeministri Berisha, i cili përshëndeti ceremoninë tha se promovimi i gjuhës angleze është promovimi i një gjuhe globale, Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se afrimi natyror me gjuhën angleze vjen edhe nga fakti se gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane dhe shumë tinguj të gjuhës shqipe janë të ngjashëm me ato të gjuhës angleze.

Kryeministrit, përgjatë kësaj ceremonie zyrtare, iu dorëzua çertifikata “Kryetar Nderi i Unionit” nga Lordi Watson, ndërsa ky i fundit u shpreh se, “Unioni do të ndihmojë në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë për të përmirësuar dhe zhvilluar njohuritë e tyre në gjuhën angleze, për tu afruar sa më shumë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendet e botës”.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›