Kosovë, bllokohen 20 pistoleta, me drejtim Shqipërinë
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, bëri të ditur se armët e vogla janë sekuestruar në një autobus me targa të Kosovës i cili po udhëtonte drejt Shqipërisë.
VERMICE- Policia doganore e Kosovës ka sekuestruar 20 pistoleta të llojit bereta në vendkalimin kufitar Vërmicë. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, bëri të ditur për mediat kosovare se armët e vogla janë sekuestruar në një autobus me targa të Kosovës i cili po udhëtonte drejt Shqipërisë.
Zëdhënësi i doganave tha se armët u sekuestruan mbrëmë rreth mesnatës. Gjat ë kontrollit të autobuzit janë gjetur të fshehura dhe pistoletat . Media kosovare bën të ditur se autobusi është ndalur nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Është ndaluar dhe drejtuesi i automjetit,emri i të cilit nuk bëhet i ditur kurse armët i janë dorëzuar policisë për hetim të mëtejshëm.
(s.g/BalkanWeb)