E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, magazinat e veshjeve përfshihen nga flakët

Zjarri ka rënë në pjesën fundore të tregut rom e me pas flaket kanë përfshirë magazinat dhe stendat prej druri të tregut duke krijuar panik dhe frikë. 

ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në tregun rom dhe në magazinat e veshjeve pasditen e djeshme duke rrezikuar disa shtëpi përreth tregut. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 18.30 minuta kur është njoftuar ekipi zjarrfikës. Zjarri ka rënë në pjesën fundore të tregut rom e me pas flaket kanë përfshirë magazinat dhe stendat e tregut. Shpejtësia e përhapjes së flakëve ka qenë e madhe dhe e frikshme pasi stendat ishin prej druri. Banesat pranë tregut kanë qenë të rrezikuara dhe gjithçka është vështirësuar edhe me mungesën e ujit të njërit prej mjeteve zjarrfikës. Zjarri ka vazhduar për gati dy orë dhe dëmet materiale jane të konsiderueshme Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
(s,g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›