E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti 7 ballë, Dëmtohen banesat edhe në Krujë

Banorët e fshatit Zallë në Krujë thanë se deri me tani askush nuk është interesuar për të parë gjendjen si dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. 

KRUJE- Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e së dielës Peshkopinë janë ndjerë edhe në fshatin Zallë të rrethit të Krujës.
Lëkundjet kanë dëmtuar dhjetëra banesa të këtij fshati. Banesat kanë pësuar carje duke e bërë të rrezikshme jetesën brenda tyre. Banorët e këtij fshati thonë se rreth 12 banesa kanë pësuar plasaritje serioze. Deri me tani askush nuk është interesuar për të parë gjendjen si dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Banoret i bëjnë apel shtetit, nëpërmjet NEWS24, t’i ndihmojë për të përballuar situatën.

Tërmeti i fuqishëm u regjistrua pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë. Instituti Sizmiologjik tha se lëkundja e parë, ndodhi në oren 23.49 dhe ka zgjatur 15 sekonda, nga ku me pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël dhe ka qene me i fuqishme qe nga viti 1979. Mjaft banorë në zonen e prekur kaluan 2 netët e fundit jashtë ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe gjatë gjithë natës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›