E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themeluesi i Wikileaks kërcënon sërish

Në një deklaratë të dhënë për kanalin amerikan CBS në programin “60 minuta”, Xhulian Asanzh pohoi se ka në dorë një sistem për të publikuar dosjet e papublikuara. “Dosjet mbahen të fshehura në mbi 100 mijë persona. Gjëja e vetme që do të bëjmë është të japim shifrën për transmetimin e tyre” u shpreh ai.

Asanzh, i cili akuzohet për rrjedhje informacioni të fshehtë ku përfshihen qindra mijëra raporte të fshehta që i përkasin Amerikës dhe dokumente diplomatike, pohoi se kjo shifër do të jepet në etapën e fundit . “Nëse ndonjëri prej nesh do të burgoset apo vritet dhe nëse mendohet se transmetimi i dosjeve është i pamundur atëherë do të hyjnë në skenë të tjerë dhe shifrën do t’ia japim atyre”, tha Asanzh.

39-vjeçari australian, i cilësuar si kundërshtar i Amerikës por që përgënjeshtron faktin se punon për qëllime të tjera politike dhe cilëson ekipin e tij “militantë të shtypit të lirë” shprehet: "ne nuk shpëtojmë balenat. Ne u japim njerëzve informacionin e duhur për të mbrojtur ose për të mos mbrojtur balenat. Këto janë baza themelore për të pasur një shoqëri të drejtë dhe të civilizuar. Pa arritur këto është si të kërkosh rrugën në errësirë.

”Për sa i përket informacionit që do të transmetohet në lidhje me një bankë ai qesh me të madhe duke thënë “të gjitha këto banka janë në një gjendje të vështirë dhe të gjitha bëjnë pyetjen mos jemi ne.”

-“Asanzh i veshur si një e moshuar”

Nga ana tjetër, sipas një biografie të re të publikuar nga gazeta angleze “The Guardian” në lidhje me Asanzh, themeluesi i Wikileaks është veshur si një grua e moshuar për të shpëtuar nga agjentët amerikanë.

Në librin “Xhulian Asanzh në mes të luftës së fshehtësisë” të përgatitur nga gazetarët David Leigh dhe Luke Harding theksohet se hackeri i famshëm nuk e ka njohur babanë e tij deri në moshën 27-vjeçare dhe megjithëse nuk kanë asnjë provë është vëzhguar nga agjentët e CIA-s që nga ajo periudhë.

“Mund ta merrni me mend sa qesharak është bërë kur është veshur si një grua e moshuar. Ka shëtitur rreth dy orë me atë veshje”,  u shpreh një nga vullnetarët e Wikileaks, Xheims Ball për gazetarët.

Në biografinë ku flitet për nënën e Asanzh-it,  e cila kur ishte 17-vjeç u njoh me John Shipton (babai biologjik i Asanzh-it) në ceremonitë e zhvilluara kundër luftës së Vietnamit në vitet 70-të , dhe pasi u ndanë Shipton nuk është interesuar më për djalin e tij për vite me radhë.  Theksohet se karakteret babë-bir, të takuar vite më vonë, ngjasonin shumë me njëri-tjetrin.

Në libër bëhet e ditur se krahas piraterisë kompjuterike, Xhulian Asanzh, në vitin 1994 është përballur për herë të parë me drejtësinë.

/Zaman-Start/A. Kokiçi/

                                                                                             2011-02-01 11:16
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›