E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologet: Iken vapa perveluese, sot i gjithe vendi ne shi

Dita e sotme do te shenoje ulje te temperaturave ne vlera shume te uleta. Keshtu, gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje nje mot i fresket me temperatura maksimale qe do te zbresin ne vleren e 26 gradeve. Ndersa do te mbizoteroje gjithashtu mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen me shira si dhe kthjellime te perkohshme. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te pesoje nje luhatje nga 13 minimalet, deri ne 28 grade maksimalet. Me konkretisht, ne vendet malore temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 13 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 22 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 17, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 26 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 18 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 28 grade. Pothuaj e njejta situate do te mbizoteroje edhe neser. Gjate kesaj dite mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen me shira te karakterit lokal, si dhe kthjellime te perkohshme. Ne vendet malore temperaturat minimale do te zbresin deri ne 11, maksimalet do te ngjiten deri ne 22 grade. Ne vendet e uleta 15-27 grade dhe ne bregdet temperaturat minimale do te zbresin deri ne 16, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 27 grade Celsius.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›