E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ther me thike dy vellezer, arrestohet agresori

Tirane-Nje konflikt i momentit, ka perfunduar ne plagosjen me thike te dy personave, ndersa agresori nje 33-vjecar nga Tirana eshte arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13.30 te se enjtes ne rrugen "Frosina Plaku", prane ish-parkut te autobuseve. Dy vellezer Euglend dhe Julind Meco, 26 dhe 22 vjec, ja konfliktuar me 33-vjecarin Jetnis Dollapi. Ky i fundit, dyshohet se me nje thike qe e mbante me vete ka qelluar ne trup dy vellezerit, duke i shkaktuar atyre plage. Policia e komisariatit nr.2 e njoftuar per kete ngjarje, ka mundur te arrestoje ne flagrance, te dyshuarin si autor te plagosjes. Te plagosurit jane derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku mesohet se jane jashte rrezikut per jeten. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar arma e ftohte thike, qe eshte derguar ne laborator per ekzaminim te metejshem. Pas arrestimit, 33 vjecari, do te procedohet penalisht per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje". Ndersa dy vellezerit e plagosur Euglend dhe Julindo Meco, do te procedohen per "dentime te tjera me dashje", ne gjendje te lire.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›