Theret brenda në xhami 86-vjeçari, arrestohet autori i dyshuar
LUSHNJE- Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Dushk të Lushnjes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit dhe Komisariati i Lushnjës, bëjnë të ditur se Artan Alla, 38 vjeç dyshohet të jetë vrasësi i 86-vjecarit , i cili mbrëmjen e djeshme u gjet i vdekur në ambientet e brendshme të xhamisë të fshatit Dushk të këtij rrethi.
Nga hetimet paraprake mësohet se i dyshuari Arjan Alla ka debatuar ashpër me viktimën Shemsi Muca, dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën dhe ja ka ngulur në fyt të moshuarit, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.
86-vjeçari Shemsi Muça u gjet i pajetë mes një pellgu gjaku mbrëmjen e djeshme në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjes. Menjëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilat pas këqyrjes së kufomës pohuan se viktima kishte një prerje në fyt dhe se pranë tij është gjetur dhe një thikë
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Theret brenda në xhami 86-vjeçari, Familja: Për Novruz e akuzuan se s’hëngri bukën e Zotit