Rrëshen, pranga mësuesit, tentoi të përdhunonte nxënësen 15-vjeçare
Një mësues nga qyteti i Rrëshenit ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të prindërve të një 15 vjeçareje se ai kishte tentuar ta përdhunonte.
Burime nga policia e Rrëshenit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Ded Gjini, 63 vjeç me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare të qytetit, pasi i kishte bërë presion me anë të notës nxënëses së tij 15 vjeçare me iniciale E.V, duke e kërcënuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të.
15-vjeçarja i ka treguar familjarëve për çka i ka ndodhur, të cilët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici që ka kryer menjëherë arrestimin e 63-vjeçarit.
13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Rrëshen, pranga mësuesit, tentoi të përdhunonte nxënësen 15-vjeçare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email