Bumci: "Spiunet", brenda tetorit
Projektligji per hapjen e dosjeve se te gjithe bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, eshte serish pjese e kalendarit tre javor te punimeve te Kuvendit. E deputetet e mazhorances shprehin bindjen se kete here, do te arrihet te kalohet per votim ne seance plenare. Relatori demokrat per kete projekt ne Komisionin e Ligjeve, Aldo Bumci tha dje per gazeten, se projektligji vazhdon te jete ne komision e do diskutohet se shpejti. "Jemi ne pritje te gjetjes se gjuhes se perbashket me opoziten per kete projekt. E rendesishme eshte qe te miratohet me konsensus", u shpreh Bumci. Por pavaresisht thirrjeve te shpeshta qe jane bere si nga e majta ashtu dhe nga e djathta per diskutimin e tij ne komisione, asnje hap nuk eshte marre ende. Sipas Bumcit asgje nuk eshte diskutuar deri me sot per procesin e hapjes se dosjeve te ish bashkepunetoreve. "Cdo gje ka mbetur aty ku ka qene. Komisioni ndonese e ka ne kalendar nuk po e merr ne diskutim, gjithnje per shkak te konsensusit", theksoi Bumci. Deri me sot komisioni ka zhvilluar vetem nje seance per te marre ne shqyrtim projektligjin per hapjen e dosjeve. Ne kete seance deputetet nuk kane diskutuar ne thelb per ligjin e ri, por vetem degjuan sugjerimet e shoqatave te pavarura ne vend. Nderkohe qe publikisht dy forcat e medha politike PD dhe PS, ndahen ne dy nene te ketij projekti, duke penguar keshtu konsensusin per miratimin e tij. Demokratet kerkojne qe te gjithe ata ish bashkepunetore te sigurimit te shtetit qe gezojne poste te rendesishme shteterore, duhet te largohen. Ne nje kohe qe socialistet propozojne masa me te buta, pse jo te heqin dore vete nga posti. Nje tjeter ceshtje ku forcat politike nuk bashkohen eshte nese do te verifikohen ne baze te ketij ligji dhe ato ish zyrtare qe jane kontrolluar njehere nga ligji i meparshem. PD kerkon riverifikim, ndersa socialistet mendojne se nuk eshte e nevojshme. R.R.
Zvarritjet pa fund te "dosjeve"
Propozimi ne formen e nje projektligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, u be pak muaj pasi PD erdhi ne pushtet. Menjehere ne Kuvend ne 2006 u dorezuan tre projektligje te ndryshme per te njejten ceshtje, nje i PD nje i PS dhe nje i PDK. Por qe prej asaj kohe e deri me sot, asnje prej drafteve nuk pati fatin te miratohet e te kthehet ne ligj. Forcat politike vazhdojne qe te debatojne mbi permbajtjen e tyre dhe gjetjen e konsensusit, pa mundur qe te arrijne ne nje kompromis. Nje situate e tille vijon prej muajsh te tere e ne cdo sesion parlamentar si PD ashtu dhe PS shprehen te gatshme te miratojne ligjin, por gjithnje deshtojne.