E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Komunikim me bazen

Afrimi i zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare ka sjelle nevojen e riorganizimit te strukturave nga ana e demokrateve. Deputeti i Partise Demokratike, njeheresh anetar i kryesise se kesaj partie, Edi Paloka deklaroi diten e djeshme se se shpejti kjo parti do te nise riorganizimin e saj ne kuader te berjes gati per procesin e ardhshem zgjedhor. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i PD-se, Paloka deklaroi se ne kuader te sistemit te ri proporcion rajonal, demokratet kane nevoje t'i kthehen edhe komunikimit te tyre me bazen. "Ne duhet te bejme fushate kolektive ne baze, sepse sistemi i ri zgjedhor, proporcional rajonali na detyron te dalim si kolektiv, pasi votohet partia dhe ne baze te votave qe merr partia, fitohen mandate per deputete ne Kuvend", deklaroi Paloka ne nje prononcim per mediat, duke shtuar se edhe vete kandidatet e kesaj partie do te jene gjithashtu te detyruar te bejne fushate. Sipas tij, Partia Demokratike i ka humbur nje pjese te mire te lidhjeve te saj me elektoratin per shkak sepse ka qene me shume e perqendruar ne punet e qeverise. Por sipas tij, lidhja e munguar do te plotesohet tashme me rikthimin e kesaj partie ne baze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›