E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret e Burrelit, te padeshirueshem

Burrel- Amerikanet e USAID shpallin te padeshirueshem, gjyqtaret e rrethit Burrel. Edhe pse ishte deklaruar me pare se togat e zeza te kesaj gjykate do te perjashtoheshin nga cdo projekt i organizmit, kete jave gjithcka eshte kthyer ne veper. Ndersa kane qene te ftuar ne kuader te nje seminari trajnues per te gjithe gjyqtaret e Veriut, qe zhvillohej ne Shkoder, pese perfaqesuesit e Gjykates se Burrelit jane nxjerre nga salla prej perfaqesuesve te USAID-it, qe u kane komunikuar se nuk ishin te perfshire ne kete projekt. Shkak eshte bere neglizhenca e gjykates per te marre masat pas incidentit te ndodhur pak muaj me pare, ku gjyqtari Murat Lleshi dhe nje i afermi i tij sulmuan dy gazetare te nje televizioni, ndersa me pare toga e zeze ishte akuzuar nga Prokuroria per lirimin e nje te denuari me 15 vjet burg me nje raport fals, skandal i publikuar nga gazeta "Koha Jone". Largimi ka qene sa demonstrativ, aq edhe i turpshem, pasi prezent ishin edhe gjyqtare te tjere nga qarqet e Shkodres, Lezhes, Kukesit dhe Dibres. Pervec gjyqtarit Lleshi, jane detyruar te lene sallen edhe Ali Koleci, Vesel Baku, Rexhep Karaj dhe kryegjyqtari i Burrelit, Artan Cupi.

Ngjarja

Pese gjyqtaret e Gjykates se Burrelit (Mat), duket se nuk kane mundur qe te shikojne rrugen e kthimit nga Shkodra per ne qytetin e tyre ku punojne dhe jetojne. Pozicioni i tyre autoritar i gjykatesit nuk i ka penguar aspak perfaqesuesit e USAID-it qe ne fillim te seances trajnuese per te gjithe gjyqtaret e zones se Veriut, t'i ngreje ne kembe ne mes te salles dhe me pas t'u tregonte atyre deren. Te fyer dhe mjaft te acaruar, per pese gjyqtaret Murat Lleshi, Ali Koleci, Rexhep Karaj, Vesel Baku dhe Artan Cupi, nuk ka pasur rruge tjeter, por jane detyruar qe te dalin jashte. Te gjithe te pranishmit kane mbetur te shtangur nga fati i kolegeve te tyre, te cilet kane dale, te detyruar qe te nderpresin seminarin tre ditor, me fillim diten e hene dhe me mbarim te merkuren (sot). Burime prane grupit te gjyqtareve, pjesemarres ne kete takim, kane saktesuar se drejtuesit e ketij seminari, me mbeshtetjen e USAID, kane qene te detyruar qe ta marrin nje vendim te tille, pasi vete organizmi, vetem tre muaj me pare, ka marre nje vendim te tille, pas dy rasteve te cilesuara skandaloze, kur gjyqtari Murat Lleshi, eshte bere shkak i dhunimit te dy gazetareve ne krye te detyres. Ne kohe te ndryshme, gjyqtari i gjykates se Burrelit Murat Lleshi dhe te afermit e tij, kane sulmuar ashper duke demtuar fizikisht gazetarin lokal Hasan Pasha dhe ate te Fiks-it, Ksenofon Ilia. Gjithashtu Lleshi eshte akuzuar edhe per lirimin e nje te denuari me 15 vite burg ne janar te ketij viti, ndersa ishte perdorur nje vertetim mjekesor i falsifikuar.

Shkaqet

Pas publikimit te ketyre skandaleve, kane qene vete drejtuesit e ketij organizmi te njohur nderkombetar, te cilet kane marre vendim qe deri ne zbardhjen dhe marrjen e masave konkrete, Gjykata e Rrethit Gjyqesor te Matit te perjashtohet nga te gjitha projektet, te cilat jane te inicuara nga USAID. Edhe pse i kishin ftuar zyrtarisht ne kete trajnim, duket se prezenca e gjyqtarit Murat Lleshi ka bere qe trajnimi te nderpritej per nje moment. Burime prane grupit te gjyqtareve qe kane qene prezent ne salle, konfirmuan se drejtuesit e projektit amerikan kerkuan ne fillim te takimit qe gjyqtaret e Burrelit te ngriheshin ne kembe. Pas kesaj, pese togave te zeza u eshte kerkuar qe te dalin menjehere jashte, pa u lene asnje mundesi per te komunikuar apo per t'u ankuar. Duket se e vetmja mundesi per gjykaten e Burrelit qe te perfshihet ne projektet e USAID eshte qe te zbardhe dhe te denoje ngjarjet e renda te koheve te fundit. Edhe Keshilli i Larte i Drejtesise reagoi pas incidentit disa muaj me pare, duke deklaruar se kishte nisur verifikimet dhe do merrte masa ndeshkuese per pergjegjesit.

Gjyqtari Lleshi u akuzua nga Prokuroria, liroi nje te denuar me 15 vjet burg

Gazeta "Koha Jone" publikoi ne muajin janar te ketij viti nje skandal ne te cilin rezultonte i perfshire gjyqtari i Gjykates se Burrelit, Murat Lleshi. Me nje vendim te marre si trup gjykues, megjithe kundershtimin e prokurorise, Lleshi ka liruar nga burgu Kastriot Haxhine, i denuar me 15 vjet burg per vepren penale te grabitjes me arme. I denuari kishte dorezuar kerkesen per lirim, pasi babai i tij vuante nga nje semundje e rende dhe nuk kishte kush t'i sherbente. Per kete qellim paraqiti dhe nje raport mjekesor ne dosjen perkatese. Lleshi miratoi kerkesen dhe prokuroria reagoi duke e akuzuar per shkelje te rende. Pas verifikimeve te kryera, babai i Kastriot Haxhise, Aliu, rezultonte pa probleme per shendetin, ndersa disa jave me vone u arrestua vellai i te denuarit, per falsifikim te dokumentit. Megjithese Keshilli i Larte i Drejtesise deklaroi nisjen e hetimeve dhe verifikimit te ketij rasti, nuk u mor asnje mase ndeshkuese.

Alibeaj i kerkoi KLD largimin e Lleshit

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, do te depozitonte ne Keshillin e Larte te Drejtesise kerkesen per masa disiplinore dhe administrative per 29 gjyqtare qe dyshoheshin se kishin kryer shkelje gjate ushtrimit te detyres. Mes togave te zeza ka qene edhe gjyqtari i Gjykates Burrel, Murat Lleshi, i cili akuzohej per lirimin e nje te denuari per grabitje dhe dhunen ndaj dy gazetareve. Por KLD nuk ka marre asnje vendim per kerkesen e ministrit.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›