Theron: Dua të bëhem nënë

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 19:18
Charlize Theron është e gatshme për të formuar familjen e saj dhe kërkon një fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur.
Aktorja sapo i ka dhënë fund në gusht një romance që zgjati vetëm dy muaj me aktorin Ryan Reynolds dhe tashmë po mendon për tu bërë nënë.
“Dua një fëmijë. Nëse do të lindja nesër do të isha shumë e lumtur”, shprehet 36-vjeçarja për revistën ‘In Touch’.
Theron nuk përjashtoi edhe mundësinë e një adoptimi: “Pse jo? Unë jam e hapur për çdo gjë në jetë. /tch/