E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theron, paditet nga një firmë orash

Një orë e gabuar mund t'i kushtojë 13 milionë euro Charlize Theron. Firma sviceriane Raymond Weil do të hedhe në gjyq aktoren bukuroshe, sepse nuk ka respektuar kontratën prej 1,9 milionë euro, që e detyron të mbajë vetëm ora të linjës Shine.

Charlize u kap nga fotografët në një festë publike, në një fetival kinemaje në SHBA me një orë të markës Dior.

Sipas “Daily Star”, shefat e firmës zvicerine kanë menduar t'i kërkojnë një dëmshpërblim aktores prej 10 milionë sterlinash.

“Ka shkatërruar komplet fushatën tonë publicitare”, ka shpjeguar avokati i komapnisë. Në dokumentat që kanë shkuar në gjykatë thuhet ndër të tjera se janë evidentuar edhe humbjet që ka shkaktuar ylli jug-afrikane nga përdorimi i produkteve të ndermarrjeve të tjera.

Më parë, marka “Chopard” i ka paguar 130.000 euro, bjondes Charlize për të demostruar xhevahiret e saj gjatë ceremonisë së cmimeve “Oscar” në 2006 dhe 32.000 euro për mbremjen e cmimeve “Baftas”.

Në të njëtin vitë Theron kishte marrë të njejten oferte prej 32.000 eurosh edhe nga Cartier, në rastin e Golden Globe.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›