Tina Turner, në skenë pas 8 vjetësh

Tina Turner pas 8 vitesh që nuk ngjitej në një skenë, ka mahnitur të gjithë fansat e saj në koncertin e parë të turit botëror.
"Sofia Loren më tha 'Ke një dhunti, është mëkat të mos e përdorësh’ – ka deklaruar Turner në “Suntimes.com” për arsyen e rikthimit të saj,- Ndihem në formë!".
Paska qenë pikërisht Sofia që e ka bindur Luaneshën të nis një turne.
"Një ditë u takuam dhe ajo më tha 'Tina! Zoti të ka dhuruar një dhunti, një talent të mahnitshëm. Pse nuk rikthehesh të punosh?’. Në ato momente e kuptova që kisha me të vërtetë një dhuratë".
Që në momentet e para që hipi në skenë tregoi se ishte me të vërtetë në formë, me këmbët e saj të mrekullueshme dhe një fizik që do t'i ngjallte zilinë edhe një 20 vjecare.
Turner për show-n e saj deshi korografin Toni Basil dhe një skenë të krijuar nga arkitekti britanik Mark Fisher, që ka punuar edhe për “U2”, “Pink Floyd” dhe “Rolling Stones”.
"E kam nisur karierën time kur isha 20 vjece dhe të them të drejtën gjatë kohës që kam qënë në shtëpi nuk e kam ndierë mungesën e shtypit apo të nderhyrjeve mediatike në jetën time private".