E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago Silva pranon kontaktet me Barcelonen

Thiago Silva, mbrojtësi i qendrës së Milanit, ka pranuar në një televizion brazilian se ka pasur kontakte me drejtuesit e Barcelonës.

“Kam folur me Barcelonën dhe tani spanjollët duhet të flasin me Milanin sepse unë sapo kam rinovuar kontratën deri në vitin 2016”, është shprehur braziliani.

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shumë i interesuar për mbrojtësin i cili në moshën 26-vjeçare konsiderohet si një nga më të mirët në botë dhe tashmë është lideri i repartit difensiv të Milanit.

Lojtari për momentin nuk i ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›