E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja Emergjente reforma zgjedhore

Tirane 25 tetor 2011 NOA- Apelet ndaj politikes shqiptare nga faktori nderkombetar nuk kane te sosur kete here vjen ai per mollen e sherrit nga e cila se fundmi ka buruar cdo konflikt politik reforma zgjedhore dhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.
Ne nje konference per shtyp delegacioni i perbashket i Komisionit te Venecias dhe OSBE-ODIHR raportuan rekomandimet e tyre pas takimeve qe ata kryen me aktoret kryesore te politikes shqiptare.
Ne fjalen e tyre ata theksuan rendesine dhe nevojen e kryerjes te reformes zgjedhore duke i bere thirrje politikes shqiptare qe Komisioni Parlamentar te nise sa me pare punen per reformen zgjedhore e cila sipas rekomandimeve te tyre duhet te nise nga ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.
Sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Market nenvizoi se nderkombetaret do te ofrojne kontributin e tyre nepermjet rekomandimeve por theksoi se ata nuk punojne me partite politike por me trupat zyrtare duke ju referuar Komisionit Parlamentar.
Jemi ketu per te kontribuar ne reformen zgjedhore ne Shqiperi. Tani duhet pare vetem perpara. Ne datat 16 ndash 17 dhjetor do te japim opinionin tone por disa perfundime jane gati tani. Se pari te nise puna dhe ngritja e nje Komisioni Parlamentar per reformen zgjedhore. Jemi optimiste qe gjithcka do te funksionoje. Nenvizoj se puna duhet te nise shpejt sepse keni nje numer te madh rekomandimesh. Kuvendi tani duhet te filloje te punoje mbi opinionin. Se dyti Ne jemi gati te punojme me komisionin Parlamentar. Por ne nuk punojme me partite politike. Jemi te gatshem te ofrojme keshilla dhe ekspertizen e duhur jemi ketu te kontribuojme per reformen zgjedhore te Shqiperise. Nuk duhet te shohim pas por para deklaroi Market.
Nderkaq lidhur me diferencen mes rekomandimeve te delegacionit te perbashket te Komisionit te Venecias OSBE- ODIHR dhe opinionit te perbashket qe do dale ne mes te dhjetorit per permiresimet qe mund ti behen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore ne Shqiperi ai u shpreh se Nuk ka ndonje dallim mes opinionit dhe rekomandimeve ai do permbaje rekomandime dhe une nuk e di mire cilat jane keto pyetje. Por besoj disa ceshtje qe jane diskutuar do te reflektohen ne opinion sidomos ceshtjet pas zgjedhjeve lokale dhe Parlamentare. Reforma shkon larg rekomandimet e OSBE-ODIHR kane adresuar ceshtjet qe duhen adresuar dhe nese i zbatoni atehere do beni progres ndaj mendoj se detyra kryesore eshte ti qartesojme keto rekomandime dhe te gjejme menyrat e duhura per ti zbatuar ato.
Nderkaq perfaqesuesi i OSBE-ODIHR u shpreh se vizita e perbashket tregon gatishmerine e tyre per te ndihmuar komisionin parlamentar ne zbatimin e reformave.
Kemi qene ne Shqiperi edhe muajin e kaluar. Kjo vizite e perbashket me Komisionin e Venecias tregon qe OSBE-ODIHR eshte i gatshem per te ndihmuar Komisionin Parlamentar per te zbatuar rekomandimet per reformen zgjedhore theksoi perfaqesuesi i OSBE/ODIHR.
Komisioni i Venecias mberriti dje ne Tirane per te rekomanduar forcat politike per rindertimin e legjislacionit te ri zgjedhor ndersa Sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert i shoqeruar nga nje ekip nga delegacioni i OSBE-se dhe ODIHR-i zhvilloi dje takime te nivelit te larte me kreret e forcave politike dhe institucioneve shteterore Kryeministrin Sali Berisha kreun e PS-se Edi Rama kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto.
Nderkaq deklarata e Komisionit te Venecias dhe OSBE-ODHIR u leshua nje dite pas takimeve me autoritetet e larta te vendit ku dhe u njohen me qendrimin e tyre rreth permiresimit te legjislacionit zgjedhor shqiptar.
a.y/NOA

Ne foto Sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Market

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›