Arvizu Topallit Debat i shendetshem dhe kompromis politik ne Parlament
Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu perserit edhe nje here ftesen per bashkepunim ndermjet mazhorances dhe opozites. I pranishem ne konferencen e vendeve te Kartes se Adriatikut Integrimi euroatlantik dhe sfidat e sigurise ne Ballkanin Perendimor Arvizu beri ditur se bashkepunimi duhet te realizohet ne Parlament. Diplomati amerikan mbajti kete qendrim si reagim ndaj fjalimit te kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila theksoi se opozita ka bllokuar ligjet e reformave. Integrimi euroatlantik eshte nje qellim kombetar qe kerkon pergjigje dhe sakrifica nga popujt. Dhe si i tille vjen mbi parlamentet. Dhe ketu ne Shqiperi ne Parlamentin shqiptar dhe ne kete rast kam ndermend Kryetaren e Kuvendit zonjen Topalli si dhe kryetarin e Komisionit te Sigurise zotin Demi qe te krijojne nje kompromis dhe vizione per te siguruar qe vendet te qendrojne ne kurs. Debati i shendetshem eshte jetik dhe po ashtu eshte edhe bashkepunimi dhe kompromisi deklaroi Aleksander Arvizu ambasador i SHBA-se ne Tirane. Kryetarja e Kuvendit theksoi se ne Parlament ne kemi miratuar 400 ligje qe vareshin nga vota e mazhorances po per fat te keq nuk kemi mundur te kalojme 4 ligje qe kerkonin tri te pestat e votave qe nuk vareshin vetem nga mazhoranca por dhe nga opozita. Keta te fundit kane lene Shqiperine pa status. Megjithate ne shikojme perpara ne nuk ndalemi per reformat. Apeli per procesin e integrimit dhe te bashkepunimit rajonal ka ardhur me pas edhe nga ambasadorja britanike Fiona McIlwham. Parlamentet kane nje rol te rendesishem vital ne avancimin e ketij vizioni euroatlantik brenda kufijve tuaj dhe ne kete rajon nepermjet mbeshtetjes per reformat e nevojshme te brendshme edhe per bashkepunimin rajonal. Parlamenti eshte guri i themelit i cdo demokracie. Ai nuk duhet te jete nje vule gome ose perforcues i interesave partiake ose etnike por mbrojtes i interesave kombetare dhe publike duke siguruar nepermjet kontrollit dhe mbikeqyrjes se politika e qeverise eshte ne interes te te gjithe vendit dhe te gjithe popullit te saj. do deputet i Kuvendit pavaresisht nga politika e partise mban nje pergjegjesi perpara votuesit te tij per te pare ne menyre kritike dhe konstruktive politikat ligjet dhe veprimet per te percaktuar dhe votuar per kursin me te mire te veprimit per te gjithe tha diplomatja britanike.
KonferencaKonferenca e vendeve te Kartes se Adriatikut Integrimi euroatlantik dhe sfidat e sigurise ne Ballkanin Perendimor eshte organizuar nga Kuvendi i Shqiperise nen angazhimin e Komisionit Parlamentar te Sigurise ishte parashikuar te merrnin pjese vendet e Kartes Adriatikut A5. Por shteti serb ka bojkotuar nje konference te tille me faktin se te pranishem ishin dhe parlamentaret e shtetit te Kosoves. Gjithashtu as nga Bosnje-Hercegovina nuk ishin te pranishem e kjo sipas Kuvendit per arsye teknike. Deputetet e Shqiperise Malit te Zi Kosoves dhe Maqedonise jane pjesemarres ne kete takim.