E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pro amendamenteve te PS nese nderkombetaret japin viston

Kryeministri

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se opozites do ti jepet e drejta e vetos per sa i perket ceshtjes se reformes zgjedhore. Qendrimi i liderit te mazhorances u be publik dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Ne kuadrin e rekomandimeve ne jemi te vendosur te degjojme zerin e opozites dhe forcave te tjera politike per zgjidhjen me te plote dhe me te mire te rekomandimeve te bera. Ky eshte angazhimi yne. Une nuk kam nenshkruar asnje qendrim por perseri e theksoj qe ne rast se zoti Rama deshiron le ti hartoje te gjitha amendamentet vete me grupin e tij ti dergoje ne Komisionin e Venecias dhe OSBE/ODIHR-it te marre viston prej tyre dhe ne absolutisht do ti pranojme sepse jemi shume te sigurt se Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i do te mbrojne standardet nderkombetare do te rekomandojne standardet nderkombetare. Kjo eshte ajo cka ne mund te ofrojme. Shpresojme qe edhe opozita ta vleresoje deklaroi Berisha. Kryeministri ne te njejten kohe ka bere te ditur se PD-ja eshte e hapur per nismen e PS-se per rishikimin e rregullores se Kuvendit. Edhe ne i kemi vleresuar seriozisht propozimet e saj sikunder per rregulloren e Parlamentit ne jemi te gatshem qe menjehere te fillojme punen bazuar ne rregulloren e Parlamentit Europian. Ne kemi nje dokument baze dhe kjo eshte rregullorja e Parlamentit Europian e cila paraqet esencen kryesore te vleresimit respektit te perfaqesuesve te kombeve te Europes ndaj ne nuk kam as edhe nje kundershtim qe nen per nen ta modelojme rregulloren e Parlamentit tone me rregulloren e Parlamentit Europian. Shpresoj qe edhe opozita te pranoje dhe te ulemi sa me shpejt te hapim shtegun e ketyre reformave qe jane shume te rendesishme per vendin theksoi kreu i PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›