E Enjte, 5 Nëntor 2026

Thirrja e Biden, SHBA gati fondin 40 miliardë USD ndihma për Ukrainën

Pas thirrjes së bërë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ndaj Kongresit, për miratimin e projektligjin për ndihma shtesë ndaj Ukrainës, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka marrë në konsideratë fondin shtesë prej 40 miliardë dollarësh ndihma.

Paketa e re e ndihmës ndaj Ukrainës do të votohet sot nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA. Presidenti Biden paralajmëroi se ndihma ekzistuese në Ukrainë do të mbarojë për afërsisht 10 ditë.

Biden fillimisht kërkoi 33 miliardë dollarë, por Kongresi ka propozuar miliarda më shumë për ndihmë ushqimore dhe pajisje ushtarake, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›