Ukraina dhe BE diskutojnë parandalimin e krizës globale të ushqimit

Ukraina dhe BE-ja kanë diskutuar marrjen e “masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit” pasi bllokada ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi i ka detyruar eksportuesit e saj të drithit të kërkojnë alternativa për të lëvizur ngarkesën e tyre raporton BBC.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai diskutoi parandalimin e “një krize globale ushqimore të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë” gjatë bisedimeve me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në vizitën e tij në Odesa të hënën.
Para luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milionë tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, 12% të grurit në botë, 15% të misrit dhe 50% të vajit të lulediellit.
Por pushtimi ka gjymtuar kapacitetin e saj të eksportit. Rusia shkatërroi infrastrukturën e transportit dhe bllokoi Odesën, portin kryesor për eksportet e grurit. “Në portin e Odesa, pashë kapanone plot me drithë, grurë dhe misër gati për eksport,” tha Michel.
“Ky ushqim shumë i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve të Detit të Zi duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet e cenueshme. Ne kemi nevojë për një përgjigje globale,” shtoi ai.
/rtsh.al/