Samba shkon tek Anzhi

Mbrojtësi Christopher Samba e ka kompletuar transferimin tek Anzhi Makhachkala nga Blackburni për shumën prej 12 milionë funtesh.
Mbrojtësi 27 vjeç ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Rusi.
Samba ishte pranë transferimit në QPR ose Tottenham gjatë janarit, por ai në fund mbeti në Ewood Park.
“Është një sfidë e re për mua. Është klub i vogël, i cili dëshiron të bëhet i madh në Rusi. Ata e kanë blerë Samuel Eto’on dhe tash e kanë marrë trajnerin Guus Hiddink. Pra, shihet se kanë pronarë seriozë”, deklaroi Samba për Sky Sports News.