Liderja e Mianmarit në turneun e parë politik

Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Ki, ka nisur “turneun politik”, pavarësisht paralajmërimeve se mund të arrestohet.
Laureatja e Çmimit Nobel shoqërohet nga udhëheqësit e partisë opozitare – Lidhja Kombëtare për Demokraci.
Udhëtimi njëditor në Bago shënon vizitën e saj të parë politike që nga lirimi nga arresti shtëpiak, më 13 nëntor të vitit të kaluar.
Su Ki udhëheq Lidhjen Kombëtare për Demokraci, e cila ka fituar zgjedhjet e përgjithshme më 1990, por se është bllokuar nga ushtria.