Thirrje qytetareve per vaksinim
Gripi i derrit ka bere qe autoritetet e shendetesise ne qytetin e Elbasanit tu drejtohen qytetareve per vaksinim. Drejtoria e Shendetit Publik ne Elbasan u ka bere thirrje banoreve te vaksinohen kunder gripit pasi jane vene re komplikacione te rrugeve respiratore dhe eshte ne qarkullim virusi A/H1N1. Drejtori i Shendetit Publik Bujar Kllogjeri ka theksuar se eshte koha qe grupet e riskut te vaksinohen. Gjej rastin qe ti them te gjithe atyre grupeve qe jane te semure me semundje polmonare apo qe kane femijet ne moshe te vogel apo personelit dhe grupeve qe jane te rriskuara tha ai. Kllogjeri theksoi se vihet re nje shtim i rasteve i infeksioneve te traktit te siperm respirator po ashtu te infeksionit te traktit te rrugeve te poshtme respiratore. Sipas tij kjo tregon nje shtim te influencuar nga virozat e ndryshme midis te cilave qarkullon edhe e gripi A/H1N1. Kreu i Shendetit Publik konfirmoi gjithashtu se pergjigjet kane qene negative per te gjitha rastet qe jane derguar ne laborator per A/H1N1. Ai gjithashtu theksoi se deri tani raste nuk ka pasur por kjo nuk do te thote qe nuk qarkullon edhe ne Elbasan.