Miratohet buxheti pa votat e PD-se
Jane dashur disa ore debat qe te miratohet buxheti i Bashkise se Beratit. Me gjithe abstenimin e votave te anetareve te Keshillit Bashkiak demokrat projekti buxheti ka marre miratimin me 18 vota pro. Miratimi i projekt buxhetit te bashkise Berat eshte bere ne nje nga mbledhjet e radhes se Keshillit Bashkiak te ketij qyteti. Mbledhja e keshillit u zhvillua ne ambientet e bibliotekes Vehxhi Buharaja ku pervec anetareve te Keshillit Bashkiak moren pjese dhe perfaqesues shoqeria civile. Pasi eshte degjuar raporti mbi shperndarjen e projekt buxhetit ne zera gje te cilen e ka bere vet kreu i bashkise Berat Fadil Nasufi eshte kaluar ne diskutime dhe me pas ne proceduren e votimit cka solli dhe miratimin e tij.