E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Ançeloti, më njerëzor se Murinjo

Zlatan Ibrahimoviç thur elozhe për Karlo Ançelotin, duke nënvizuar se trajneri i PSG-së ka marrëdhënie më të mirë me lojtarët e tij sesa trajneri në ikje i Realit të Madridit, Hoze Murinjo. Italiani është në "pole position" për të marrë vendin e portugezit 59-vjeçar, që do ta lërë "Bernabeun" këtë verë, por ish-sulmuesi i Milanit mbetet me shpresë se Ançeloti do të qëndrojë në "Parc des Princes". Ibra është shprehur gjithashtu se i mungon shumë futbolli italian, duke lëshuar sinjale për Juventusin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›