Jup Hejnkes, plani "B" për stolin e Real Madridit
Reali i Madridit nuk e ka me nxitim zgjedhjen e trajnerit të ri. Edhe pse Karlo Ançeloti është favorit, nuk përjashtohet mundësia që pasuesi i Zhoze Murinjos të jetë Jup Hejnkes. Trajneri veteran gjerman po kalon ditët e fundit në krye të bavarezëve, ku brenda një jave do të zhvillojnë dy finale të rëndësishme, në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë, për t'ia lënë vendin Pep Guardiolës. Pas 1 qershorit 68-vjeçari është i lirë të vendosë nëse do të marrë pushimet apo do të drejtojë një tjetër ekip në Europë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)