Thjeshtohen procedurat për viza për qytetarët kosovarë
Përveç Gjermanisë e cila në fund të vitit që lamë pas paralajmëroi se do të lehtësojë procedurat e marrjes së vizave për qytetarët kosovarë, edhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian në mënyrë unilaterale, por shqyrtojnë mundësinë që të lehtësojnë vizat për shtetasit e Kosovës.
Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri”, burime ndërkombëtare, sipas të cilave, një praktikë e tillë është aplikuar edhe për vendet tjera të rajonit, në periudhën kur kanë filluar bisedimet për liberalizimin e vizave.
Sipas të njëjtit burim, para vendimit për lehtësim vizash janë Italia, Belgjika, Franca, Suedia dhe disa vende të tjera. “Vendet si Italia, Belgjika, Franca janë shumë afër për të njoftuar se qytetarët e Kosovës tash e tutje do të mundë të marrin viza me procedura shumë më të lehta, me më pak dokumente, me më pak dëshmi që zakonisht u kërkohen”, tha ai.
Zyrtarët e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë shprehur gatishmëri për lehtësira të procedurave për vizat. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, thotë se Kosova duhet të punojë për liberalizim e jo për lehtësira.
“Unë kam insistuar vazhdimisht që Kosova të hyjë në proces të liberalizimit pa rrugë të ndërmjetme. Ne duhet të punojmë shumë që t`u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen pa viza, e jo lehtësim të marrjes së vizave”, tha Çitaku për “Zërin”.
Ndërsa për opozitën këto lehtësira janë të mirëseardhura, por akuzojnë qeverinë që nuk përkrah miqësinë që i ofrojnë vendet e tilla si Gjermania.
“Konsideroj që Kosova ka mjaft miq si në Evropë ashtu edhe jashtë saj, të cilat provojnë që përmes mënyrave të ndryshme të lehtësojnë jetën e qytetarëve të saj. Por, Kosova ka një Qeveri që nuk e mirëpret ndihmën e tillë, sepse prioritetet e veta i ka përtej prioriteteve të shtetit”, tha Donika Kada-Bujupi, nga partia opozitare, AAK.
Në anën tjetër, për analistin Behxhet Shala, edhe sikur të ofrohen këto lehtësira, qytetarët e Kosovës