E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka sëmurur e tmerruar Ramën

TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha komenton në rrjetin social “Facebook” zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Sipas Berishës, “zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën”.

Për kryeministrin Berisha, që prej humbjes në zgjedhjet e vitit 2011, Rama vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten "kurban" të Bashës.

“Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten "kurban" të Bashës! Sb”- shkruan Berisha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›