E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, pranga juristit të ALUIZNI-t

Policia e Qarkut të Korçës në bashkëpunim me Njësinë e përbashkët Task-Forcë bënë të ditur se është finalizuar me sukses operacioni i koduar Juristi. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Dojca, 38 vjeç banues në qytetin e Korçës, jurist në degën e ALUIZNI-t Korçë.

Dojca akuzohet se ka abuzuar me detyrën duke i kërkuar një shtetasi ryshfet prej 2 milion lekësh të vjetra, për të përshpejtuar procedurën e legalizimit të një shtese pallati në qytetin e Korçës. Gjatë arrestimit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 40 copë kartmonedha me prerje 5000 lekëshe (të reja); dokumente të nevojshme të cilat do të shërbenin për legalizimin e shtesës së pallatit etj.

Dojca do të përballet me akuzën Korrupsion pasiv në funksione publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›