Bukuria fillon nga dhembet
Gjithnje e me shume te rritur po u drejtohen aparateve per drejtimin dhe bashkimin e dhembeve ne menyre qe te duken sa me mire para bashkebiseduesve. Edhe pse kostoja eshte e larte ata nuk heqin dore nga deshira per te pasur nje goje si kuti. Nga Gjermania dhe Amerika rikthehet teknika e vendosjes se aparatit ne pjesen e brendshme te dhembeve sic perdorej dikur mes VIP-ave ne vitet lsquo80
Dhembet e shendetshem nuk nevojiten vetem per te pertypur mire ushqimin por edhe per estetike. Buzeqeshja eshte gjeja e pare qe te bie ne sy te nje person ndersa dhembet e bardhe si bora tregojne shendet rini dhe bukuri. Shkalla e larte e kujdesit dhe higjiena dentare jane mjaft te nevojshme por nuk mjaftojne per te kenaqur ate qe enderron nje buzeqeshje vezulluese.
Sipas amerikaneve Social teeth eshte ortodonsia qe u rezervohet vetem femijeve megjithate kohet e fundit ka filluar te perdoret edhe nga te rriturit. Statistikat tregojne se aparatin per drejtimin e dhembeve e perdorin nje ne tri persona nga mosha 30-40 vjec dhe kryesisht jane femra qe punojne menaxhere. Ndryshe nga meshkujt femrat jane me te kujdesshme per dhembet. Nje goje e shendetshme eshte nje pasaporte per te pasur marredhenie te mira shoqerore. Dihet qe nje buzeqeshje e bukur varet nga forma ngjyra dhe pastrimi korrekt i dhembeve. Nje gje e tille na ben te ndihemi me te sigurt ne vetvete dhe i forcon me shume marredheniet me te tjeret. Personat qe deshirojne ti nenshtrohen kesaj terapie i tremben faktit se mos aparati duket por nga Amerika vjen shpikja e fundit aparate me maskerine te padukshme. Po ashtu edhe Gjermania ka bere nje hap perpara ne fushen e ortodonsise tani aparati mund te vendoset ne pjesen e brendshme te dhembeve njesoj sic benin dikur aktoret dhe VIP-at ne fund te viteve 80. Keto metoda kushtojne pothuajse sa dyfishi i zgjidhjeve tradicionale 4-6 mije euro ne vit.
Per te pasur nje buzeqeshje vezulluese nevojitet nje vizite te specialisti. Aparati nuk eshte nje mjet sherues ai vendoset ne baze te anomalive te pacientit sipas nje programi terapeutik. Kete e vendos ortodoncisti pacienti nuk mund te beje sipas kokes se tij. Aparati mund te zgjidhe disa defekte te tjerat jo thekson nje specialiste ortodonsie. Nese ka probleme maksilare me nofullat duhen marre shume gjera parasysh te vleresohen pasojat funksionale dhe ne kete rast nevojitet kirurgjia ortonjatike ripozicionimi i nofullave. Nuk eshte dicka e thjeshte megjithate sot nderhyrjet jane gjithnje e ne renie.
A mund te behet spostimi i dhembeve duke hequr dhembet e pranishem ne goje Fale zhvillimit te teknologjise sot gjithcka eshte e mundur. Dhembet mund te drejtohen edhe ne moshen 50-vjecare por nese ato nuk kurohen dhe mirembahen ne rini ortodonsia e ka te pamundur te nderhyje keshtu qe pacienti duhet ti drejtohet kirurgut maksilo-facial vazhdon me tej specialistja. Te te rriturit pervec atyre qe kane shtremberime te medha te nofullave terapia fikse mbetet ende me e mira jep me shume garanci dhe rezultate. Po ashtu ka edhe mbajtese te bardha prej qeramike. Sot shume raste zgjidhen me maskat e rezines transparente lsquoinvisaling. Ne kete rast nuk e kemi fjalen per ortopedine per te rregulluar keqformimet e skeletit por per ortodonsine drejtimin dhe bashkimin e dhembeve. Defekti studiohet ne kompjuter dhe vleresohen spostimet qe duhen korrigjuar. Ne kete menyre pergatiten pllakat e vogla qe do te ngjiten ne dhembe te cilat duhen nderruar cdo 4 ose 6 jave per 15-18 muaj.
Teknika linguale te ciles mund ti nenshtrohet mosha 17-vjecare e lart eshte me impenjative per pacientin dhe dentistin pllakat ngjiten ne pjesen e brendshme te dhembeve. Kjo teknike kerkon me shume kohe per te korrigjuar defektin dhe nuk eshte e pershtatshme per te gjitha rastet. Mund te irritoje gjuhen krijon probleme ne shqiptimin e fjaleve dhe pastrimi eshte me i veshtire megjithate specialistet sigurojne se pas tri javesh aparati nuk ndihet me ne goje. Pra pacienti mesohet me te. Tani pllakat e aparatit qe vendosen ne dhembe duken me komode pasi jane realizuar me kompjuter mbeshteten mbi te gjithe siperfaqen e brendshme te dhembit dhe nuk jane shume te dukshme ne kavitetin oral. Por si mund ta kuptojme se cila eshte zgjidhja e duhur Ortodonsia nuk eshte nje shkence ekzakte eshte nje filozofi dhe ka mijera mendime... shton ekspertja.
Te lindesh me dhembe te bardhe dhe te ruash te njejten bardhesi nuk eshte gjithmone nje dhurate e natyres. Fatmiresisht sot fale metodave gjithnje e me te sofistikuara mund ti rikthejme buzeqeshjes freskine e dikurshme ose tu dhurojme dhembeve nje bardhesi te paimagjinueshme. Per tia arritur qellimit duhet tu drejtohemi profesionisteve qe jane te specializuar ne kete fushe. Freskia e gojes eshte pa dyshim e rendesishme per te gjithe prandaj shume njerez mundohen te kujdesen per dhembet duke perdorur produkte nga me te shtrenjtat. Per te ruajtur nje strukture perfekte te dhembeve eshte e nevojshme edhe nje perkujdesje e perditshme qe nga pastat zbardhuese furcat e cilesise se larte camcakezet dhe zbardhimi i herepashershem nga mjeku.