Thoma Simaku, pretendent për "Kompozitori i vitit" në Angli
Një tjetër sukses shënohet për kompozitorin shqiptar Thoma Simaku, që jeton prej disa vitesh në Angli. Simaku është përzgjedhur mes tre kandidatëve për çmimin "Kompozitori më i mirë i vitit 2009". Këto çmime ndahen çdo vit për 13 kategori nga Akademia angleze e kompozitorëve dhe autorëve (British Academy of Songeriters, Composers and Authors). Kompozitori shqiptar, Thoma Simaku, ka si rivalë për këtë çmim dy kompozitorët e tjerë, Harrison Birtwistle dhe Patrick Nunn. Simaku garon në këtë konkurs në kategorinë e pjesëve instrumentale me veprën "Soliloquy V - Flauto Acerbo". Pjesa e kompozuar nga Simaku luhet përmes instrumentit "Recorder", cilësia tingullore e të cilit ngjan pak me atë të fyellit në muzikën tonë popullore. Ky instrument është mjaft i përhapur në Europën Perëndimore, që nga periudha e mesjetës dhe e barokut, dhe u lëvrua nga kompozitorë të tillë si Bahu, Telemani dhe Vivaldi. Pikënisja e muzikës që ai ka kompozuar është e thjeshtë. Ajo fillon me motive pentatonike të Shqipërisë së Jugut, por gjatë veprës këto intonacione ndërthuren dhe "ndërlikohen" në një "rrjet kompleks polifonik".
Thoma Simaku ka studiuar në Tiranë për kompozim nga viti 1978-‘82 me kompozitorin e njohur Tonin Harapi. Punoi si shef muzike në Shtëpinë e Kulturës në Përmet dhe më vonë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, në seksionin e muzikës. Në vitin 1991 largohet për studime pasuniversitare në Angli.
Në vitin 2000 ai u bë qytetar anglez dhe jeton në York me familjen e tij. Në vitin 1995, vepra e tij "Epitaph" për orkestër harqesh u zgjodh nga juria ndërkombëtare në festivalin "Ditët e Muzikës Botërore në Gjermani", duke shënuar të parën vepër shqiptare që zgjidhej në këtë festival prestigjioz, që është cilësuar nga kritika si "Olimpiada Botërore e Muzikës". Më pas, veprat e tij kanë përfaqësuar Shqipërinë në festivalet e ISCM-së të viteve 1999, 2000, 2001, 2003, 2004 dhe në 2005 në Zagreb.
Simaku ka kompozuar më shumë se 40 vepra, të cilat janë të botuara në Angli nga University of York Music Press dhe Emerson Edtion.
Muzika e tij është ekzekutuar në mbarë Europën, si dhe në SHBA, Australi dhe Lindjen e Largët. Ajo është transmetuar nga stacione të ndryshme radiofonike si Radio-Franca, BBC-World Service, ABC (Australi), ORF (Austri), dhe stacione të tjera në Europë, e deri në Japoni dhe Brazil. Në vitin 1993 iu akordua çmimi i madh "Lionel Robbins Memorial Scholarship". Çmime të tjera ndërkombëtare i janë akorduar nga Dega e Arteve e "British Academy", "Leonard Bernstein Fellowship" në Amerikë, "Leverhulme Fellowship" në Londër, Akademia e Letrave, Arteve dhe Shkencave në Romë etj. Në vitin 2004, Ministria e Kulturës e Polonisë i dha atij çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar "Serocki", ku morën pjesë 98 kompozitorë nga vende të ndryshme të botës. Aktualisht është lektor i kompozicionit në Universitetin e York-ut.