E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thriller ne Elbasan Sadiku barazon ne te 93

Armando Sadiku me golin e tij ne minuten e 93-te shpetoi Elbasanin e tij nga nje humbje e sigurt ne barazimin me Besen 1-1 ne Ruzhdi Bizhuta ne takimin e vlefshem per javen e 7-te te Kategorise Superiore.

Pas nje pjese te pare pa gola miqte nga Kavaja shenuan te paret ne minuten e 80-te fale nje ekzekutimi te sakte te Meglid Mihanit nga pika e bardhe.

Ndersa kavajasit e Perparim Daiut besonin se do te regjistronin fitoren e pare ne shtate jave kampionat Armando Sadiku realizoi golin e barazimit te 3-te te Elbasanit ne kampionat por njeheresh edhe golin e tij te trete sezonal.

Ne javen e 8-te Elbasani do te luaje ne Durres kunder Teutes nderkohe qe Besa pret Tiranen ne Kavaje.

Te dielen do te luhet takimi Shkumbini-Flamurtari 1330 ndersa java e 7-te mbyllet diten e hene me derbin Tirana-Dinamo 1700 me te vecanten e debutimit te trajnerit te ri te Tiranes Nevil Dede.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 16 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›