Magjia e Sozes shpeton serish Mucen

www.gazetaret.com - Skenderbeu mori nje barazim shume te vuajtur ndaj Bylisit 1-1 ne Adush Muca te Ballshit teksa sulmuesi argjentinas Rafel Soza me golin e tij in extremis deshmoi edhe nje here tjeter se eshte ai shpetimtari i trajnerit te korcareve Shkelqim Muca.
Bylisi qe ne gjashte ndeshjet e para kishte regjistruar vetem nje fitore dhe pese humbje e nisi takimin me objektivin e qarte per te marre fitoren ne shtepi duke zhvilluar nje loje te forte presingu ne te gjithe sektoret e fushes.
Pas nje faulli te Erbim Fagut Bylisi realizoi me penallti kur portieri nigerian 32-vjecar Emanuel Egbo u tregua i sakte ne minuten e 31-te duke mposhtur homologun e tij Orges Shehin. Goli i pare i Egbose per kete sezon.
Ndeshja pati shume momente nervozizmi aq sa dhane 9 kartone te verdhe ne total.
Kur dukej se Bylisi do te siglonte fitoren e dyte sezonale argjentinasi i Skenderbeut Rafael Soza duke perfituar dhe nga nje gabim i portierit Egbo barazoi rezultatin ne minuten e 91-te ashtu sic edhe i kishte dhene fitoren 2-1 ujqerve te debores kunder Tiranes ne javen e 6-te pikerisht me nje eurogol ne minuten e 94-t.
Per 22-vjecarin Rafael Soza ky ishte goli i tij i trete ne kampionat pas atyre te shenuar kunder Teutes dhe Tiranes duke qene ai shenuesi me i mire i skuadres.
Skenderbeu hodhi nje tjeter hap te gabuar ne transferte duke lene dy pike te tjera ne kampionat e duke e profilizuar veten larg te qenit pretendent kryesor per titullin kampion.
Bylisi nga ana e tij ndodhet serish ne vendin e fundit tashme me 4 pike po aq sa Besa qe barazoi nga ana e saj me Elbasanin 1-1.
Ne javen e 8-te Skenderbeu do te prese Kastriotin ndersa Bylisi do te luaje ne kryeqytet me Dinamon.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 16 Tetor 2010