E Diel, 1 Nëntor 2026

“Thuaj fjalën tënde“, Rama takim me banorët e njësisë 9

Banorë të njësisë bashkiake numër 9 kanë bashkëbiseduar me kreun e Bashkisë Edi Rama për nevojat dhe prioritetet e zonës së tyre. Takimi në këtë njësi bashkiake pason “Dëgjesat Publike” të Ramës në kuadër të nismës “Thuaj fjalën tënde“. 

TIRANE- Banorët e njësisë bashkiake numër 9 kanë dhënë sot opinionet e tyre, se ku duhet të investoj Bashkia e Tiranës gjatë vitit 2009. Takimi i kreut të Bashkisë Edi Rama me banorët e kësaj njësie është pjesë e “Dëgjesave Publike” që Bashkia e Tiranës organizon me qytetarët në kuadër të nismës “Thuaj fjalën tënde”. Kryebashkiaku Rama ka falënderuar pjesmarrësit të cilët sipas tij me kontributet e tyre i kanë bërë vendimmarrjet të Bashkisë së Tiranës më afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, si dhe kanë rritur ndjeshmërinë e tyre ndaj detyrimeve të qytetit. Investimet e Bashkisë Rama falë këtij kontributi qytetarë janë të prekshme nga komuniteti.

Në fjalën e tij drejtuar banorëve të njësisë 9 Rama u shoreh se “ndërhyrjet tona të mëdha në akset kryesore, transformimet tona në hapsirrat kryesore publike të kryeqytetit kanë qenë aksione shumë të dukshme”.

Rama gjatë këtij takimi ka vlerësuar dhe i ka quajtur shumë të rëndësishmë edhe ndërhyrjet që jane bërë për transformimin e blloqeve të banimit dhe rritjen e cilësisë së jetës në këto blloqe.

”Sot ne jemi krenarë përpara familjeve të kryeqytetit që u kemi krijuar dhe po u krijojmë për ditë kushte terësisht të reja aty ku banojnë”, u shpreh Rama.

Bashkia e Tiranës ka vendosur gjithashtu të shtrijë më tepër investimet në kryeqytet duke u mbështetur jo vetëm tek të ardhurat e saj, por ajo ka aplikuar njëkohësisht edhe skema kredie. Në njësinë bashkiake numër 9, në buxhetin e vitit 2009 parashikohen rikualifikim i Unazës ekzistuese, rikonstruksionin e rrugës së “Barrikadave”, ndërhyrje në sheshe dhe hapësirat urbane. Ndërkohë që dhe komuniteti kërkoi mirëmbajtjen e katër rrugëve
Bashkia e Tiranës po u jep prioritet ndërhyrjeve në blloqet e banimit, duke numëruar investimet e konsiderueshme në 15 të tilla. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›