E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 persona, për vjedhje dhe narkotikë

Policia e Krujës ka vënë në pranga dy persona të cilët po tentonin të kryenin një vjedhje në një banesë në Fushë Krujë. Ndërkohë edhe policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të tjerë të cilët akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. 

KRUJE/ KORÇE- Policia e Krujës arreston dy grabitës të banesave gjatë momentit që këta të fundit po tentonin të grabisnin orenditë shtëpiake në një shtëpi në Fushë Krujë. Petrit Kallmati 31 vjeç dhe Shkëlqim Plepi 30 vjeç u vunë në pranga pas arrestimit në flagrancë, ndërsa mësohet se kjo është hera e katërt që të dy personat arrestohen nga policia për të njëjtën vepër penale. Policia e Krujës konfirmoi se këta persona janë autorë të grabitjes së disa banesave të maskuar me maska. Ndërkohë veprimtaria e tyre grabitëse është e shtrirë në qytetet Laç, Durrës dhe Tiranë. Një seri kallëzimesh penale janë regjistruar në qytetet e sipërpërmendura për grabitje ku dyshimet hidhen mbi dy të arrestuarit e sotëm

Ndërkohë në Korçë, arrestohen dy persona të dyshuar si pjesë të një rrjeti shpërndarës narko-trafiku. Jorgo Kamberi 22 vjeç në momentin e arrestimit u gjet me 8 pako drogë të llojit heroinë, doza të cilat kishte dalë ti shiste në treg. Ndërkohe policia ka vënë në pranga edhe 29 vjeçarin Petrit Plloça të përfshirë në këtë trafik. 29 vjeçarit i janë gjetur gjatë kontrollit në banesë 5 pako kanabis sativa dhe 270 gram heroine.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›