PS: Basha po sfidon hapur drejtesine

Partia Socialiste ka akuzuar ministrin e Jashtem Lulzim Basha se po sfidon drejtesine lidhur me ceshtjen hetimore te rruges Durres-Kukes.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesja e kryesise se PS Mimi Kodheli ka akuzuar edhe kryeministrin Berisha se mbeshtet aferat e paligjshme te ministrave te tij.
“Ministri Basha sfidon hapur drejtesine duke mos u paraqitur ne prokurori. Me aktin e tij arrogant dhe kercenues ai mundohet t’i imponohet prokurorise se ajo nuk mund ta preke ate dhe as shoket e tij qeveritare, pasi kane nje kryeminister qe i mbeshtet”, ka pohuar Kodheli.