E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thuej qe je gjalle nShkoder

Krejt rastesisht para pak ditesh kuptuam per vdekjen tragjike te dramaturgut shkodran per femije dhe te rritur Shkelzen Tuzi. U pikelluam shume per vdekjen e tij por me teper u pikelluam per heshtjen qe e mbuloi vdekjen e tij. Lajmi per kete humbje nuk kishte ardhur ne Kosove e sipas te gjitha gjasave nuk ishte publikuar as ne Shqiperi. Vdekjes se tij te heshtur si duket ia kalon vete karakteri i Shkelzenit i cili jetoi thuajse duke mos dashur te bezdiste asnje njeri.

Shkelzenin e njohem per here te pare ne vitin 2004 ne Prishtine ku kishte ardhur per te marre pjese ne nje punetori per shkrimin e dramave per femije. Se bashku i hyme nje aventure jo fort te zakonshme shkruam nje drame per te rinj me temen e edukates seksuale. Kjo ishte drama Mesimi i ndaluar e cila u vu me pas ne skene nga regjisori nga Uellsi Gareth Potter si produksion i Qendres per Zhvillimin e Teatrit per Femije te krijuar asokohe ne teatrin Dodona ne Prishtine.

Ne kete drame Shkelzeni kishte shkruar skenat me simpatike si ajo e profesorit te biologjise i cili ne shtepi - krejtesisht i stresuar - ben prova per ta shpjeguar te nesermen mesimin e riprodhimit te njerezit para nxenesve te vet.

Me humorin e tij karakteristik Shkelzeni kishte shtjelluar me mjeshteri temen tabu qe drama metonte ta ngrinte ne diskutim te hapur. Pas inskenimit te Mesimit te Ndaluar drama ishte botuar nga QZHTF ne dy gjuhe shqip dhe anglisht.

Shkelzeni kishte shkruar edhe me heret drama per femije e te rinj njeren per Qendren Teatrore ne Shkup. Kjo drame ishte vene ne skene ne Shkup dhe ishte botuar ne shqip e maqedonisht.

Sidoqofte talenti i Shkelzenit kishte ardhur ne shprehje vite me pare. Ne vitin 2000 Shkelzeni kishte fituar vendin e pare ne konkursin mbarekombetar per drame e teater ne Tirane ne mesin e shume emrave te njohur te dramaturgjise mbareshqiptare.

Por sic ndodh shpesh tek ne drama e tij fatkeqesisht nuk u ngjit ne skene kurre. Per kete gje u dha nje arsyetim jorelevant drama ka shume personazhe dhe eshte shume e kushtueshme.

Dy vjet pasi qe shkruam bashke Mesimin e ndaluar Shkelzeni u kthye prape ne Kosove ne nje punetori tjeter per shkrimin e dramave per femije ku edhe shkroi dramen Rrethi nje drame qe shtjellon temen e gjakmarrjes. Fatkeqesisht deri me tash kjo drame nuk ashte botuar ne Kosove.

Dramat tjera qe Shkelzeni do te mund ti kishte shkruar nuk u eshte degjuar zeri. Madje as ne Shkoder. Njejte si nuk u degjua as per vdekjen e tij. Por kurrkush nuk mund te fajesohet ne Shkoder per kete heshtje as Gazmend Krasniqi as Albri Brahusha as Stefan apaliku as Ridvan Dibra askush...

Mund tduket e pabesueshme por e-maili i fundit qe ia nisem Shkelzenit me date 23 mars kur ai mbase vec ka qene duke luftuar me vdekjen perfundonte me banem za e mthuej qe je gjalle nShkoder Shkelzeni nuk na bani za ma.

Shpresojme qe Shkodra do te di ta ruaje kujtimin per Shkelzenin ashtu sic do ta ruajme ne kujtimin per dramaturgun e heshtur shkodran me te cilin patem nderin te punojme.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›