Gjirokastër, takimpër ruajtjen e shtëpivemuze
GJIROKASTËR- Rijetezimi i banesave gjirokastrite, monument kulture dhe roli kyc i qytetarëve ka qenë tema e një projekti të ndërmarrë nga zyra për ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastrës. Takimi i cili ka mbledhur në një tryezë një serë organizmash si drejtoria rajonale e Kulturës kombëtare, zyra e urbanistikës, yra e turizmit dhe mjaft banorë ka pë qëlim sensibilizmin e pronarëe tëcilë trashëojnë objekete qindra vjecare, që përfshihen në monumente kulture e që mbartin vlera të vecanta historike.
“Është fjalë më tepër për moskuptim të rolit të qytetarit, për moskuptim sa duhet të rolit të qytetarit. Nga kjo jemi nisur, ne mendojmë që ky është një problem shumë i rëndësishëm, ne trashëguam nga e kaluara një system që nuk bazohej tek qytetari, por tek shteti e parita, tani gjithcka duhet të nisë nga qytetarët. Ashtu sic ndodh në politikë, në ekonomi duhet të ndodhi edhe në restaurimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve. Ky projekt synon të krijojë një dialog midis bankave dhe të ardhmen që kanë monumentet e kulturës për tu restauruar, tha Sadi Petrela nga Zyra për Ruajtjen e Zhvillimin e Gjirokastrës.
Një tjetër problem mbeten shtëpitë gjirokastrite me disa proranë, një cështje kjo e cila ka ndikuar që shumë objekte të mbeten të braktisura e të shkojnë drejt rrënimit. Në Gjirokastër numërohen mbi 100 objekte të tilla, të cilat kanë nevojë emergjente për ndërhyrje.
Projekti në fjalë synon bashkëpunimin mes qytetarëve dhe organizmave investitore për ruajtjen dhe rijetëzimin e këtyre banesave monumente kulture e historike.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)