E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR Me 10 maj raporti per ecurine e votimit

Shefi i misionit te ODIHR ne Tirane Johnatan Stonestreet i ben thirrje klases politike
qe te distancohet nga aktet e dhunshme qe jane verejtur gjate fushates elektorale.
Duke denuar aktet e dhunshme te shfaqura deri tani per kreun e prezences se ODIHR
dhuna e shfaqur gjate ketyre diteve eshte e papranueshme.

Por sido qe te shkoje 8 maji sipas tij raporti do te jete objektiv. Padyshim qe dhuna nuk eshte e pranueshme ne nje proces zgjedhor dhe eshte problem. Kryesorja eshte qe votuesit te mos ndihen te intimiduar dhe asnje parti apo kandidat nuk duhet te kete problem dhenien e mesazhit te votuesi.

Shpresoj qe incidente te tilla te mos perseriten ne pjesen e mbetur te fushates - theksoi Stonestreet. Sipas tij zgjedhjet e 8 majit duhet te reflektojne vullnetin e qytetareve shqiptare ndersa shprehu angazhimin e misionit qe drejton per nje raportim
te sakte bazuar mbi ecurine e procesit diten e zgjedhjeve dhe me pas.

Zgjedhjet nuk jane per partite politike por jane shprehje e vullnetit te lire te votes prandaj pasojat e ketyre problemeve jane respektimi i zgjedhjeve individuale te votuesve dhe shpresojme shume te mos kemi probleme te tilla ne diten e zgjedhjeve. Ne do te raportoje ate qe do te shohim - tha Stonestreet.

Shefi i misionit te ODIHR-it komentoi edhe vendimet e kater anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Duke u qendruar edhe atyre qe thuhen ne raportin e dyte per zgjedhjet te ketij misioni Stonestreet u shpreh se disa vendime kane pasur karakter te njeanshem ndermjet dy partive.

Ne raport nuk kemi asnje vleresim duke i quajtur ato politike dhe nuk do te
dalim ne perfundime deri ne diten e zgjedhjeve. Kemi pare qe disa vendime kane pasur
karakter te njeanshem ndermjet dy partive - tha ai.

Gjithsesi per kreun e prezences se ODIHR-it vendimmarrjet e deritanishme nuk
rrezikojne mosnjohjen e zgjedhjeve. Mendoj se asnje nga vendimet e marra deri tani nuk
do te jene arsye per te mos pranuar zgjedhje. Do te vazhdojme te vezhgojme procesin
e administrimit zgjedhor procesin e votimit dhe te numerimit por prape eshte akoma
heret per te dale ne perfundime - tha Stonestreet.

Me date dhjete maj pritet qe te dale edhe raporti paraprak per ecurine e procesit
te votimit ndersa ne raportin perfundimtar pritet te publikohet pas certifikimit te rezultatit
nga KQZ ne fillim te vjeshtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›