E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtesia kater te plagosur ne dy aksidente

Kater persona mbeten te plagosur ne dy aksidente te ndryshme qe ndodhen gjate dites se djeshme ndersa tre shoferet e perfshire jane nen hetim.

Ngjarja e pare ndodhi rreth ores 1230 ne rrugen Naim Frasheri. Dode Sadria drejtues i njerit prej mjeteve si dhe Pellumb elmeta kalimtar i rastit mbeten te plagosur rende nga aksidenti dhe u derguan ne spital.

Policia ndaloi dy drejtuesit e mjeteve me akuzat e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor nepermjet mosdhenies se perparesise si dhe te ecjes tej normave te lejuara te shpejtesise duke shkaktuar edhe plagosjen e dy personave.

Nga rindertimi i ngjarjes rezulton se automjeti tip Ford Fiesta ngjyre e kuqe me targa te Tiranes udhetonte ne drejtim te rruges Naim Frasheri me drejtim nga lindja. Ky automjet sipas burimeve te policise drejtohej nga Dode Sadria inxhinier punonjes i Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit nr.2 te Bashkise se Tiranes.

Nderkohe automjeti tjeter Ford Fiesta me ngjyre blu i drejtuar nga Igli Kila 21 vjec vinte me shpejtesi me drejtim nga Zogu i Zi drejt rruges se Kavajes. Mjetet u perplasen koke me koke ne kryqezimin e dy rrugeve duke shkaktuar demtimin e dy mjeteve dhe daljen e tyre nga rruga.

Nderkaq ne momentin e aksidentit ne rruge po kalonte Pellumb elmeta 67 vjec i cili u mor perpara nga automjetet. Policia ndaloi drejtuesit e dy mjeteve me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugore me pasoje.

Sipas policise inxhinieri Sadria nuk ka respektuar perparesine e rruges kryesore ne kryqezim ndersa drejtuesi i mjetit tjeter Igli Kila po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara.

Aksidenti i dyte ndodhi ne rrugen Irfan Tomini prane kryqezimit te rruges se Selites kur dy mjete u perplasen mes tyre duke shkaktuar dy te plagosur lehte. Policia nisi hetimet per ngjarjen ndersa paraprakisht dyshohet se shkak eshte tejkalimi i shpejtesise nga drejtuesi i njerit prej mjeteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›