E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta takon liderin e opozitës në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu: Mik i Shqipërisë

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.

Duke e konsideruar mik të Shqipërisë, Meta zbulon në një postim në Facebook se sëbashku me Kiliçdaroglu diskutuan mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.

Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.

E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan Meta .

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›