Karlos Tevez duket edhe me prane largimit nga Mancester Siti

Që ai do të largohet nga Mançester Siti kjo duket e sigurt, por nuk dihet se ku do të shkojë. Karlos Tevez mbetet një nga enigmat e kësaj vere, pasi vullneti i argjentinasit është që të ikë nga Anglia. Pista Korinthians u rrëzua bashkë me marrëveshjen prej 50 milionë eurosh, por mbetet pista e Interit të Milanos. Një takim ka ndodhur në plazh mes Tevezit dhe drejtuesit të lartë të Interit, Marko Branka, ndërsa sulmuesi po kalon pushimet në ishullin italian të Sardenjës bashkë me familjen e tij.
Pra, çfarë do të ndodhë? A do ta bëjë Morati goditjen e madhe, ndërsa kjo mund të ndihmonte kalimin e Uesli Snajderit për në Angli, tek Siti apo Junajtid. Nga ana tjetër, trajneri i Sitit, Mançini shpreson që të marrë argjentinasin tjetër Kun Agero, për të cilin thuhet se po nisin bisedimet dhe që mund të transferohet nga Atletiko e Madridit kundrejt 45 milionë eurove.
Duket qartë se vera vazhdon të nxehet gjithnjë e më shumë nga lajmet e tregut, por Juventusi ka pësuar një ftohje pikërisht në kohën që u kënaq kur mori mbrojtësin kilen, Vida. Kjo sepse Vilarreal mund të mos ia japë Xhuzepe Rosin. Mund të ndodhë kështu sepse Vilarreal po humbet lojtarin tjetër të rëndësishëm, Santi Kazorla që pritet të shkojë tek Arsenali dhe në këtë rast, spanjollët nuk do të donin të humbisnin edhe sulmuesin italian.