E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Milano vritet një shqiptar, plagoset i nipi

Milano, 23 gusht  – Një shqiptar i vdekur dhe një tjetër i plagosur kanë mbetur gjatë një sulmi me thika gjatë natës në një banesë në lagjen Bovisa të Milanos në Itali, njoftoi sot agjencia e lajmeve ANSA.
Paraprakisht dyshohet se viktimat, xhaxha dhe nip kanë patur një debat gjatë natës në Fusinato 4 të lagjes Bovisa me fqinjët e apartamentit ngjitur me ta, disa emigrantë amerikano-jugoreve, sherr që ka degjeneruar në sherr fizik e deri në qëlllimin me thika mes tyre.
Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur, por mësohet vetëm se i vdekur ka mbetur një person me kombësi shqiptare i moshës rreth 42 vjec, kurse në spitalin e Niguardas është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë një 22 vjecar. Të dy shqiptarët, xhaxha e nip ishin emigrantë me dokumenta të rregullta në Itali.
Nga kqyrja qe u be mesohet se vdekja dhe plagosja kanë qënë plagët e shumta me armë të ftohta të shkaktuara në trupat e tyre.
Paraprakisht, bën të ditur ANSA, dyshohet se viktimat kanë patur një debat mes tyre gjatë natës me te tjere emigrante qe jetonin ne banesen ngjitur që ka degjeneruar me pas në sherr fizik e deri në qëlllimin me thika mes tyre.
Shkak u bë festimi i amerikano-jugorëve në apartamentin ngjitur me shqiptarët. Duket se sherri nuk ka patur të sosur deri në grindjen fizike me thika, që gjë shkaktoi dhe vdekjen e 42 vjeçarit shqiptar dhe plagosjen e nipit të tij. Karabinierët po hetojnë rreth ngjarjes që tronditi lagjen milaneze gjatë natës si dhe ka marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. Aktualisht asnjë i arrestuar, raporton BalkanWeb.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›