E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhen zyrat e Aleancës Kuq e Zi në Tiranë

Share

Zyrat lokale të Aleancës Kuq e Zi në lagjen Kombinat në Tiranë janë thyer gjatë natës që shkoi. Në një njoftim për shtyp, Aleanca Kuq e Zi thotë se në orën 4.30 te mengjesit eshte thyer dhe dhunuar zyra e AK-se ne njesine 6.

Aleanca Kuq e Zi akuzon Partinë Demokratike si nxitëse të dhunës. “PD vazhdon dhunen dhe shantazhin ndajnesh. Policia te arrestoje “kamikazet” e PD-se”, thuhet në njoftimin e Aleancës Kuq e Zi.

Dy dite me pare Aleanca mbajti nje aktivitet ne njesine nr 6. Sipas tyre, dhuna ka plasur pas anetaresimit te mijra banoreve si aktiviste te AK-se.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›