T‘i gjejmë Rusisë vend në Evropë
Për 19 vjet, Perëndimi (Amerika dhe Evropa) kanë shtyrë përgjigjen e një pyetjeje kritike strategjike: Çfarë roli duhet të luajë Rusia postsovjetike globalisht dhe në rendin evropian? A duhet të trajtohet si një partner i vështirë, apo si një kundërshtar strategjik? Edhe kur kjo zgjedhje u bë kritikisht akute gjatë krizës së luftës së shkurtër të Rusisë kundër Gjeorgjisë verën e kaluar, Perëndimi nuk e dha një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje.
Nëse përcillni shumicën e evropianëve lindorë, Britaninë dhe administratën e Bushit, përgjigjja është "kundërshtar strategjik". Por shumica e evropianëve perëndimorë preferon "partnerin e vështirë". Këto alternativa që njëlloj janë ekskluzive, kanë një gjë të përbashkët: asnjëra nuk është shqyrtuar deri në fund. Gjersa Rusia nuk është më superfuqia që ishte gjatë epokës sovjetike, ushtarakisht ende është një fuqi e madhe, së paku në Evropë dhe Azi.
Për të adresuar konfliktet e shumta rajonale (Irani, Lindja e Mesme, Afganistani/Pakistani, Azia Qendrore, Koreja Veriore) dhe sfidat globale (mbrojtja e klimës, çarmatimi, kontrolli i armëve, ndalja e përhapjes së nukleareve, siguria e energjisë), të cilat kanë prioritet të lartë në axhendën e Perëndimit, bashkëpunimi me Rusinë është i domosdoshëm. Sidoqoftë, për shkak të pozitës gjeopolitike dhe potencialit të saj, Rusia do të mbetet një faktor permanent strategjik në Evropë dhe Azi, e cila nuk mund të shpërfillet. Andaj, integrimi i këtij shteti në një partneritet strategjik është në interes të Perëndimit.
Por kjo do të kërkojë një politikë të Perëndimit që bazohet në të menduar afatgjatë dhe pozitë të fuqishme, sepse Kremlini do të marrë çfarëdo shenje të ndarjes dhe dobësisë si inkurajim për t‘u kthyer në politikat e fuqisë së Rusisë së Madhe. Në një anë principet e një Evrope të re, të definuara nga OSBE-ja pas viteve 1989/90 nuk lejojnë që vendimet rreth aleancave të jenë subjekt i vetove të një fqinji të madh. E njëjta gjë është e vërtetë për zgjedhjet e lira dhe sekrete dhe paprekshmërinë e kufijve.
Në anën tjetër, sistemet për mbrojtje raketore në Poloni dhe Republikën Çeke dhe mundësia e hyrjes së Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, sjellin konfrontime kur kjo nuk ishte aspak e nevojshme. Perëndimi nuk duhet të refuzojë dëshirën e Rusisë për negociata të reja mbi sistemet evropiane të sigurisë. Në vend të kësaj, duhet të shihet si një mundësi që përfundimisht t‘u përgjigjemi pyetjeve kryesore mbi vendin e Rusisë brenda Evropës. NATO-ja duhet të luajë rolin qendror këtu, sepse është e domosdoshme për shumicën e evropianëve dhe për Amerikën. Tregtia e mundshme mund të jetë që principet dhe institucionet ekzistuese të rendit evropian postsovjetik, duke përfshirë NATO-n, të mbesin të pandryshuara dhe të pranohen e zbatohen nga Rusia, e cila do të ketë një rol të rritur në NATO, duke përfshirë anëtarësimin e plotë.
Natyra periferike e Këshillit NATO-Rusi qartazi nuk mjaftoi dhe nuk kishte sukses. Por pse të mos mendojmë për transformimin e NATO-s në një sistem të vërtetë të sigurisë evropiane, duke përfshirë Rusinë? Rregullat e lojës do të ndryshoheshin dhe do të arriheshin lloj-lloj caqesh strategjike, siguria evropiane, konfliktet fqinje, siguria e energjisë, reduktimi dhe ndalja e përhapjes së armëve etj. Po, një hap i tillë i madh do të transformonte NATO-n. Por do ta transformonte edhe më shumë Rusinë.
Nëse Perëndimi u qaset këtyre diskutimeve me Rusinë pa iluzione, me një mirëkuptim të qartë të interesave të veta strategjike dhe me ide të reja për partneritet dhe bashkëpunim, e vetmja gjë e keqe që mund të ndodhë është dështimi. Natyrisht, kjo qasje presupozon dy gjëra të cilat nuk ekzistojnë në këtë moment: një qasje e përbashkët transatlantike kur është në fjalë Rusia, dhe një Bashkim Evropian i cili vepron në union më të madh dhe me këtë është më i fuqishëm. Thjesht kemi shumë për të humbur.